Nga: ZONJA VJOLLCA
400 gr mish
1 kokërr qepë
50 gr pançetë
2 presh
2 patate
700 ml lëng perimesh
200 gr krem djathi
2 lgj salcë kosi
3 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Arrë moskat
Fillimisht zhveshim qepën, e presim atë shumë imët dhe e vendosim në tenxhere së bashku me vajin dhe pançetën dhe e kaurdisim mirë derisa panceta të marrë ngjyrë të kuqerremtë. Më pas shtojmë mishin të prerë në kubikë të vegjël (ose mish të grirë) dhe e kaurdisim së bashku me qepën dhe pançetën derisa mishi të fillojë të zverdhet.
Pastrojmë preshin, e presim atë horizontalisht dhe më pas e presim në gjysëm unaza të holla pjerrtas dhe e shtojmë tek mishi. Vazhdojmë kaurdisjen derisa preshi të fillojë të zbutet pak. Qërojmë ndërkohë patatet dhe i presim në kubikë me brinjë 0.5 cm dhe i shtojmë tek supa së bashku me 700 ml koncentrat perimesh. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare për 20 minuta. Në fund shtojmë kripë, piper, arrë moskat, djathin e shkrirë dhe salcën e kosit dhe e lemë supën në zjarr dhe për 2 minuta dhe e servirim të ngrohtë me bukë të thekur.
(er.cu/BalkanWeb)
