Nga: ZONJA VJOLLCA
1 kokërr qepë
200 gr mish të grirë
1 karrotë
1 gotë kos
2 lgj miell
1 kokërr vezë
Majdanoz
Nenexhik
Kripë

Qepën të grirë shumë imët e kaurdisim me 1 lugë gjalpë derisa të zbutet, më pas shtojmë mishin e grirë dhe e trazojmë herë pas here derisa mishi të thërrmohet dhe të zverdhet pak. Më pas shtojmë pak kripë, majdanozin e grirë, nenexhikun, karrotën të prerë në kubikë të vegjël dhe 4 gota ujë dhe e lemë supën të ziejë për 10-15 minuta. Ndërkohë në një tas rrahim vezën me pak miell dhe kos dhe e përziejmë derisa të bëhet një masë kremoze. Shtojmë tek supa ½ gotë ujë të ftohtë më pas menjëherë shtojmë kosin me vezë dhe e lemë sa të marrë valë duke e trazuar ngadalë. Në një tigan shkrijmë pak gjalpë me pak piper të kuq dhe shtojmë nga një lugë para se ta servirim.
(er.cu/vila/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb