Nga: ZONJA VJOLLCA
500 gr patate
1 degë selino
1 karrotë
1 qepë, 1 thelpi hudhër
20 gr gjalpë
1 litër lëng perimesh
Kripë, piper i zi
1 lç kumin, arrë moskat
2 tufa majdanoz
4 lgj vaj ulliri
300 gr kërpudha
50 ml pana

Qërojmë qepën dhe hudhrën dhe i grijmë imët. Perimet e tjera i qërojmë dhe i presim në kubikë me brinjë 1 cm. Shkrijmë një lugë gjalpë dhe kaurdisim për 3-4 minuta qepën dhe hudhrën, më pas shtojmë perimet. I trazojmë për 2 minuta duke shtuar kripë, piper, kumin dhe arrë moskat. Shtojmë dhe lëngun e perimeve dhe e lemë supën të ziejë për 15 minuta në temperaturë mesatare. Ndërkohë lajmë dhe thajmë majdanozin, shtojmë 4 lugë vaj ulliri dhe 30 ml ujë të ftohtë dhe i shtypim me blender dore duke krijuar një salcë majdanozi. Kërpudhat i pastrojmë dhe i presim në feta të plota. Shkrijmë gjalpin e mbetur në një tigan shtojmë kërpudhat dhe i skuqim për 5 minuta në temperaturë mesatare derisa të marrin ngjyrë kafe në të gjitha anët. I rregullomë me kripë dhe piper të zi dhe gjysmat e kërpudhave i vendosim në supë. E kalojmë supën në blender duke e kthyer atë në krem. Shtojmë në supë 50 ml pana dhe e përziejmë duke i dhënë dhe një valë të lehtë. E shërbejmë supën të ngrohtë duke vendosur mbi të 4-5 feta kërpudha dhe duke e spërkatur me pak salcë majdanozi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb