Nga: ZONJA VJOLLCA*
2 kokrra vezë
100 gr presh
1 thelpi hudhër
200 gr spinaq
2 lgj gjalpë
800 ml lëng pule
4 lgj pana
2 lgj krem djathi
1 lgj mustardë
2 qepë të njoma
Kripë
Piper i zi
Arrë moskat
Koper

Fillimisht vendosim vezët të ziejnë për 8 minuta. Ziejmë spinaqin në ujë me kripë për pak minuta, e kalojmë në ujë të ftohtë duke e kulluar mirë dhe më pas e grijmë shumë imët. Në një tenxhere kaurdisim pjesën e bardhë të preshit të grirë imët bashkë me hudhrën. Më pas shtojmë spinaqin dhe pasi e trazojmë pak e shuajmë me lëngun e pulës dhe e lemë të ziejë për 5 minuta. Ndërkohë në një tas trazojmë panën me mustardën dhe kremin e djathit. E shtojmë këtë masë tek supa dhe më pas e kalojmë supën pak në blender por jo që spinaqi të na bëhet pure. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe e servirim spërkatur me pak kopër dhe me vezët e ziera.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: