Nga: ZONJA VJOLLCA*
2 fileto pule
2 karrota
2 qepë të vogla
1 thelpi hudhër
4 lgj vaj ulliri
100 gr thjerrëza të kuqe
1 lç miks erëzash (anice, piper, arrë moskat)
2 portokalle
500 ml koncentrat perimesh
½ tufë majdanoz
Kripë
Piper i zi

Nxehim vajin në një tenxhere, shtojmë qepën dhe hudhrën të prerë në kubikë të vegjël dhe i kaurdisim për 3 minuta derisa të zbuten dhe të bëhen transparente. Më pas shtojmë filetot e pulës të prera në kubikë, karrotat dhe të gjitha erëzat miks. I kaurdisim së bashku për nje minute dhe më pas shtojmë dhe thjerrëzat. I kaurdisim për pak minuta duke shtuar më pas lëngun e një portokalli dhe koncentratin e perimeve. Vendosim kapakun dhe e lemë supën të ziejë në temperaturë mesatare për 15 minuta. Qërojmë portokallin tjetër duke larguar me kujdes lëkurën e bardhë dhe filetojme thelat e tij. Pesë minuta para përfundimit të zierjes shtojmë fetat e portokallit në supë, e rregullojmë me kripë dhe piper dhe e servirim me majdanoz të grirë hollë.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: