Është publikuar formacioni më i mirë në histori të El Clasicos i zgjedhur nga fansa të futbollit anë e mbanë botës. ‘Goal’ ka publikuar rezultatet e sondazhit të zhvilluar për më të mirët në histori të super duelit planetar.
Aty sigurisht nuk mungojnë Messi dhe Ronaldo, teksa vend gjen edhe Ronaldinho.
Mesfusha përbëhet nga Busquets, Zidane dhe Xavi, me mungesë të Iniestas që është befasi, apo të yjeve të tjera galaktike. Roberto Carlos natyrisht se nuk mungon bashkë me Dani Alvesin, teksa qendrat e mbrojtjes i takojnë Ramosit e Puyolit, kapitenëve legjendarë. Porta sigurisht se është e legjendarit i cili u dëbua nga Reali, Iker Casillas.
(ed.me/BalkanWeb)
