Soda e bukës eliminon mbi 96% të pesticideve nga frutat dhe perimet, ka zbuluar një studim i ri.
E përzier me ujë, ky element bazë i kuzhinës mund të largojë të gjitha pesticidet e përdorura tek frutat dhe perimet brenda 15 minutash.
Studime të mëparshme kanë treguar se soda e bukës mund të zbërthejë pesticidet falë përbërjes së saj të lartë në pehashin alkalinë, që i
shndërron substancat kimike në molekula të padëmshme, shkruan shëndeti.
Autorja kryesore e studimit, dr. Lili He, nga Universiteti i Masaçustit, thotë: Shqetësimet në lidhje me rreziqet potenciale të pesticideve në
sigurinë ushqimore dhe shëndetin e njerëzve janë shumë të mëdha, prandaj është e domosdoshme që t’i eliminojmë ato sa më shumë nga
ushqimet”.
Rezultatet kanë treguar se solucioni me sodë buke është më efikas në largimin e pesticideve nga frutat dhe perimet.
Si u krye studimi?
Shkencëtarët aplikuan tek disa mollë të kuqe organike pesticidet e zakonshme thiabendazole, që depërton në lëkurën e mollës, dhe fosmet.
Këto pesticide u lanë tek fruti për një ditë. Shkencëtarët i lanë pastaj ose me ujë të pastër, një solucion zbardhues ose sodë buke e përzier
me ujë.
Më pas u përdor një teknologji elektronike imazherike për të vëzhguar prezencën e pesticideve brenda dhe jashtë mollëve.
Rezultatet treguan se soda e bukës e përzier me ujë ishte një mënyrë më efikase për largimin e pesticideve nga molla. 12 minuta pas
pastrimit me kujdes, solucioni me sodë buke arriti të eliminojë 80% të pesticidit thiabendazole, ndërsa mori 15 minuta për të larguar 96% të
pesticidit fosmet.
(BalkanWeb)
