Këtë të shtunë kanë përfunduar 3 ndeshjet e para tëjavës së dytë në Abissnet Superiore, të duele tëpërfunduara në barazim. Partizani-Teuta u mbyll në shifrat 0-0, një barazim I vakët pa gola në “Arenën e Demave”, pasi rastet për gol ishin të pakta në këtësfidë, ndërsa demat treguan edhe njëherë se vuajnëshumë në sulm.
Nga ana tjetër, Egnatia–Elbasani rezultoi një ndeshje e cmendur, ku u pa gjithcka, gola, kartona të kuq, penallti e humbur, por që në fund rezultati shënoi 1-1. Ishte Diallo, I cili zhbllokoi ndeshjen duke kaluar në avantazh verdheblutë, ndërsa Egnatia u përgjigj në pjesën e dytë me Xheferson. Por nga ai moment ndeshja u tensionua teksa në minutat në vijim Lulaj, Fangaj e Xheferson u ndëshkuan me të kuq. Ky i fundit shkaktoi penallti duke i dhënë mundësinë Loukilit të realizonte nga pika e bardhë, por futbollisti i Elbasanit u ndal nga portieri Dajsinani.Lajthia shtyu më pas topin në rrjetë, por goli u anullua, pasi kishte lëvizur më herët te momenti i penalltisë.
Një ndeshje mjaft e bukur u zhvillua edhe në stadiumin “Adush Muça” mes Flamurtarit dhe Bylisit, takim I cili përfundoi 3-3.
Vlonjatët u dukën se do të gjenin fitoren lehtësisht pasi shënuan shpejt 2 gola me Burard dhe Maksutin, por Bylisi shkurtoi diferencën në 2-1 me Uallisondhe më pas barazoi shifrat pas fillimit të pjesës së dytë me Muktar.
Megjithatë goli I dytë personal i Maksutit ktheu përsëri para vlonjatët në avantazh, por Ualison u përgjgj sërish, duke shënuar dopitetë personale, ndërsa barazoi edhe shifrat në 3-3.
