Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar këtë të premte edhe shortin për kalendarin e Superiores dhe Kategorisë së Parë.

Që në javën e parë do të kemi përballje interesante teksa Vllaznia do të sfidojë Egnatian, me të dyja skuadrat që ishin edhe finalistet e vitit të shkuar për titullin kampion. Partizani do të presë në kryeqytet debutuesit e Vorës, ndërsa Tirana udhëton drej Ballshit për të sfiduar Bylisin.

Përballje shumë interesante do të jetë edhe ajo mes Teutës dhe Dinamos.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: