Real Madrid është kualifikuar për në finalen e Superkupës së Spanjës. Los Blancos fituan 1-2 ndaj Atletico Madrid, në takimin e luajtur në Jeddah.

Pjesa e parë u vendos nga një gol i Valverdes, i realizuar në minutën e dytë. Rodrygo dyfishoi shifrat, në fillimin e pjesës së dytë.

Sorloth ngushtoi shifrat për Los Colchoneros por vetëm kaq, pasi shifrat mbetën të njëjta deri në fund.

Real feston në fund dhe do të gjejë në finale skuadrën e Barcelonës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb