Superliga e Kosovës ka zhvilluar sot dy ndeshje. Ballkani është surprizuar në shtëpi. Ekipi nga Suhareka pësoi disfatë 1-4 nga Llapi, në një sfidë tejet të luftuar. Miqtë shënuan me Fernandinhon dhe Riveren në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë erdhi goli i Prognit. Rivera plotësoi dopietën me golin e tij.
Goli i Dellovës për Ballkanin shërbeu vetëm për statistikë, pasi fati i ndeshjes ishte vendosur tashmë.
Gjilani barazoi 1-1 me Dritën. Golit të Zabërgjës iu përgjigj Ajzeraj.
(BalkanWeb)
