Superliga e Kosovës ka zhvilluar 3 ndeshjet e para të sezonit të ri. Prishtina e ka nisur siç duhet edicionin, pasi mundi 1-2 Dukagjinin në transfertë.
Edhe Gjilani bën detyrën. Rezultati 3-2 u jep të drejtë atyre të festojnë në fund, në një 90 minutësh mjaft interesant.
Gola dhe spektakël pati te Trepça 89-Drita. Gjithsesi, në fund skuadrat ndanë pikët pasi takimi përfundoi 2-2. Superliga e Kosovës luan nesër Drenica-Llapi.

(BalkanWeb)
