Pauza e Kombëtareve i jep më në fund pak frymëmarrje Partizanit. Pas ndeshjes me Kastriotin, Kolela u ka dhënë pak ditë pushim lojtarëve, një pjesë e mirë e të cilëve kanë vendosur të largohen jashtë vendit, ku kanë të afërm të tyre.

E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me vetë trajnerin. Nga ana tjetër, Hadroj, Matondo, Preka dhe Buxhelaj janë të angazhuar me Kombëtaret dhe pritet të bashkohen me skuadrën pas datës 27 mars.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: