Superiorja do të zbresë sot sërish në fushë. Do të jenë dy ndeshje që do të mbyllin javën e dytë, pasi dje Partizani, Teuta, Flamurtari, Bylis, Egnatia dhe Elbasani ndanë nga 1 pikë.

Fillimisht Vora do të masi forcat me Tiranën. Ky takim është programuar për në orën 17:00 në stadiumin “Laçi”, pasi ai i Vorës akoma nuk është gati për të pritur ndeshje.

 

Java e dytë do të mbyllet me supersfidën Dinamo-Vllaznia. Të dyja skuadrat, me pretendime për këtë sezon, do të përballen në orën 20:00. Ky takim merr jetë në “Elbasan Arena”.

AXHENDA E SUPERIORES, 31 GUSHT (JAVA II)

Vora – Tirana, ora 17:00

Dinamo – Vllaznia, ora 20:00

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb