Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve. Kuqezinjtë kanë mbërritur në dhomat e zhveshjes fillimisht dhe më pas kanë dalë në fushën e stadiumit.

Kujtojmë se trajneri Silvinjo ka publikuar edhe formacionin zyrtar. Surpriza është Shehu në mesfushë, i cili merr vendin e Ramadanit. Në të djathtë të sulmit, luan Broja, Hoxha në të majtë dhe Manaj në qendër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: