Java e sotme në Premier Lige, rezervoi surpriza të shumta, ku padyshim më e madhja ishte ajo e Bërnlit të Armando Brojës, në duelin ndaj Çelësit.

Pa sulmuesin shqiptar, i cili është i dëmtuar, Bërnli arriti të barazonte me shifrat 1 me 1 në “Stamford Bridge”.

Blutë e Londrës kaluan të parët në avantazh në minutën e katërt me Zhoao Pedron, ndërkohë që në minutën e 72-të Fofana u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.

Në minutën e 90+3 ishte Fleming që shënoi golin e barazimit duke i dhuruar një pikë Bërnlit.

Në duelet e tjera Aston Vila nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 ndaj Lids në shtëpi, Brajtoni mposhti me shifrat 0-2 Brenfordin, ndërkohë që Uest Hemi barazoi pa gola ndaj Bornemuthit. /Panorama Sport/

REZULTATET:

ÇELSI-BËRNLI 1-1

ASTON VILA-LIDS 1-1

BRENTFORD-BRAJTON 0-2

UEST HEM-BORNEMUTH 0-0

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb