Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato është vërejtur teksa ecte mes mijëra protestuesve që kanë zënë sheshin para Kryeministrisë për të shprehur zemërimin dhe indinjatën e tyre ndaj qeverisjes dhe politikës së vjetër.

Kjo është protesta e gjashtë radhazi e qytetarëve në Tiranë, të cilat kanë nisur prej ditës së dielë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb