Atletico Madrid është eliminuar nga Kupa e Spanjës pas barazimit 3-3 në shtëpi me Gironan dhe pas barazimit në ndeshjen e parë me rezultat 1-1. Atletico kaloi në epërsi falë golit të Nikola Kaliniç në minutën e 12-të të ndeshjes.
Miqtë barazuan në minutën e 37-të, për të mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-1.
Girona kaloi në epërsi me golin e Stuanit në minutën e 59-të. Skuadra e Simeones fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 66-të me golin e Carrascos e më pas kaluan në epërsi me anë të Griezmann gjashtë minuta para fundit.
Por dy minuta para fundit të kohës së rregullt, Doumbia shënoi golin e barazimit dhe të kualifikimit për Gironan. Kjo është hera e parë në histori që Girona kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Mbretit.
BalkanWeb
