Një moment emocionues ndodhi për Heidin në spektaklin e mbrëmshëm. Ajo u takua me vëllain e saj, Denin. Përpara këtij takimi, ajo bisedoi me Ledionin në dhomën e rrëfimit duke treguar për raportin e ngushtë që ka me të:

Ledioni: Si është të kesh një vëlla 12 vite më të vogël?

Heidi: Është fantastike, sepse e ke më shumë si bebe. Kur rritet, e ke si një shpatull. Sinqerisht ndihem me shumë fat.

Ledioni: A të kërkon llogari?

Heidi: Po, gjithë kohës. Kur mërzitem, më thotë mos bëj kështu, mos bëj ashtu.

Ledioni: Çfarë kërkon për të?

Heidi: Kërkoj më të mirën për të. Vetëm të jetë i lumtur.

Ledioni: Unë e di që të ka marrë malli për të dhe sot Vëllai i Madh e ka sjellë shumë afër teje.

Më pas Heidi shkoi të takonte vëllain e saj në dhomën e surprizave, pa i mbajtur lotët. Gjithashtu, ata patën dhe një moment komik, ku u ulën të luanin së bashku “Playstation”.

Unë s’e kam parë shumë sepse kam mësime. Por po ecën mirë dhe për ne është fituese. Vazhdo kështu, luaj fortë. Të puthim fortë. Ndiq intuitën tënde, sepse do të të çojë te e vertëta”,- ishin fjalët e Denit për të motrën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: