Duket e pabesueshme por mund të jetë e vërtetë, ish-portieri i Interit, Julio Cesar është gati të rikthehet në fushat e lojës. Pak javë pasi i dha lamtumirën futbollit, pasi e mbylli para kohe aventurën me Benfica, erdhën disa oferta të tjera në drejtim të portierit brazilian, që mund ta shtyjnë të kthehet sërish të mbrojë portën pasi rreth një muaj më parë vendosi ti var “dorezat” në gozhdë.
Julio Cesar mund të rikthehet në atdhe me fanellën e Flamengo dhe gjithashtu i pëlqen disa skuadrave në Kinë. Gjithsesi, orët e fundit vjen edhe mundësia për ta mbyllur karrierën në Itali. Braziliani ka ende shtëpi në Milano dhe nuk i dihet… në janar dikush mund të mendojë për të, priten oferta surprizë në drejtim të tij.
(i.ç/BalkanWeb)
