TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj gjatë ndërprerjes së seancës së Kuvendit zbuloi edhe skenarin e kryedemokratit Basha si dhe kolegëve të tjerë opozitarë.
Ai tha se edhe në nisje të seancës së Kuvendit në orën 13:00, ata do të vijojnë të qëndrojnë sërish në foltore, me pretendimin se janë në të drejtën e tyre.
“Në do vazhdojmë të qëndrojmë se se ky tempull nuk është i Gramoz Ruçit ku snajperat mund të vendosin, e t’i mbyllin gojën opozitës. Ajo kohë ka mbaruar me vakt. Ne kërkojmë të drejtën tonë, se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet dhe se çfarë ndodh aktualisht me krimin”,- u shpreh deputeti.
Sipas Alibeajt, i padrejtë ishte edhe vendimi i Ruçit për të përjashtuar Lulzim Bashën.
(m.a/BalkanWeb)
