Sylvinho rinovoi kontratën me Shqipërinë, me palët që gjetën gjuhën e përbashkët për  të qëndruar së bashku deri në korrik të 2026. Pas firmës, tekniku ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“Vazhdojmë së bashku. Kam rinovuar kontratën me ekipin kombëtar të Shqipërisë për 6 muaj të tjerë duke i dhënë vazhdimësi një projekti që është ndërtuar me shumë punë, profesionalizëm dhe unitet.

Deri tani kemi arritur një objektiv historik; kualifikimin për herë të dytë në finalet e një Kampionati Evropian duke shfaqur në fushë paraqitje konkurruese dhe të respektueshme, së bashku me kualifikimin për herë të parë në fazën playoff të Botërorit 2026.

Këto janë rezultate që pasqyrojnë progresin, identitetin dhe forcën kolektive të këtij ekipi. Ajo që në pret më pas do të kërkojë më shumë përkushtim, punë të palodhur dhe angazhim nga të gjithë. Ne qëndrojmë të fortë, ditë pas dite me vendosmëri dhe zemër. Forca Shqipëri!”- shkruajti Sylvinho.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb