Shqipëria pësoi disfatë 2-1 ndaj Polonisë në Varshavë, duke i dhënë fund rrugëtimit drejt Botërorit në fazën gjysmëfinale të Play Off. Pavarësisht përpjekjeve, kuqezinjtë nuk realizuan dot ëndrrën dhe tashmë zhgënjimi është i madh në vendin tonë. Gazetari Igli Çutra bëri analizën e tij, i ftuar në “News 24 fundjavë”, ku në bisedën me Megi Latifin foli për shkaqet e dështimit, duke u ndalur te detajet dhe te gabimet e trajnerit Sylvinho.

“Nuk kishim përballë skuadrën më të mirë të mundshme. Na shkaktoi një humbje që nuk e di çfarë të them. Ku u gabua? Nuk e di ku do fshihet ai. Miqësorja me Ukrainën nuk ka më vlerë.

E kërkuan me ngulm Muçin dhe Mehmetin dhe e shikuam çfarë ndodhi. Nuk e kuptova zëvendësimin e vonuar. Po të mos pësohej goli i dytë, Muçi nuk do futej në fushën e lojës. Për aq kohë sa luajti, e kishte të pamundur të bënte diçka.

Gabimi i Strakoshës ishte për t’u evidentuar. Gaboi, nuk e studio si duhet, Leva e shfrytëzoi rastin pasi ka eksperiencë. Shpërdorimet e Bajramit dhe Pilo- Nuk të vijnë shpesh ato raste. Po të shënonin, do ishim në finale”- tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: