Çdo fillim e ka një fund. Pas disa vitesh bashkëpunimi, trajneri Sylvinho “shtrëngoi duart” me Presidentin Duka, duke ndarë përfundimisht rrugët. Tekniku Sylvinho, nëpërmjet një postimi, ka falenderuar të gjithë për mbështetje.
Postimi:
Së bashku, përfunduam një kapitull të mrekullueshëm pune. Gjatë gati tre viteve e gjysmë, punuam jashtëzakonisht shumë për të përfaqësuar këtë vend që më priti kaq ngrohtësisht.
Besoj se kemi bërë përparim të konsiderueshëm me Kombëtaren shqiptare dhe jam shumë mirënjohës ndaj Presidentit, stafit të federatës, stafit të trajnerëve, të gjithë lojtarëve që ishin me ne gjatë gjithë këtij udhëtimi dhe mbështetësve të zjarrtë të ekipit kombëtar.
Që nga dita e parë, premtuam se nuk do të mungonte shpirti, zemra dhe puna e palodhur.
U uroj të gjithëve suksese të mëdha në të ardhmen dhe do të vazhdoj t’ju mbështes kudo që të jem. Faleminderit shumë nga thellësia e zemrës sime.
View this post on Instagram
