Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho u ndal edhe te kundërshtari i të shtunës në kualifikueset e botërorit, teksa vlerësoi Serbinë si një skuadër e fortë.
“Ata janë një skuadër shumë e fortë, lojtarë individualisht luan në kampionate të forta, shënojnë, luajnë një lojë të fortë fizike, janë të mirë në një kundër një, në fazën ofensive janë lojtarë të rëndësishëm, që shënojnë, kanë agresivitet.
Më kujtohet në 2018, Brazili bëri Botërorin, në ndeshjen e tretë në Rusi me Serbinë, studiuam të gjitha ekipet. Është një ekip ndryshe tani, por Kostiç është. Ky është një ekip që ka shumë kualitet, një ekip i mirë, mund të them 2-3 emra por janë 5-6-7 të tillë”- tha ai.
