Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit dhe drejtuesja e PS në qarkun e Gjirokastrës Mirela Kumbaro në një lidhje të drejtpërdrejtë në News24 ka folur për rezultatin pozitiv që Partia Socialiste ka arritur në zgjedhjet e 11 majit deri tani.
Ajo është shprehur krenare për fushatën e zhvilluar, duke theksuar se ishte një proces dinjitoz dhe i orientuar nga komunikimi me qytetarët dhe puna e kandidatëve.
“Synimi ynë ishte një proces dinjitoz. Jam shumë krenare për fushatën model që patëm, nëpërmjet komunikimit dhe punës së kandidatëve por sidomos mënyra që e gjithë banorët e kanë përjetuar dhe duke pasur parasysh që i kemi përjetuar turizëm dhe fushatë bashkë.” tha ajo.
Sipas Kumbaros në katër bashki procesi i numërimit ka mbaruar dhe rezulatet janë rreth 58 deri në 68% në favor të Partisë Socialiste. Më tej ajo shtoi se në krahasim me vitin 2023 Partia Socialiste është rikthyer me rezultate historike në bashkinë e Memaliajt.
“Energjia pozitive që kishin u tejkalua ndërsa aktualisht po korrim rezultatet e punës së bërë. Në katër bashki ka mabruar procesi dhe jemi 58 % deri në 68% nga Libohova , Këlcyra , Tepelena dhe Memaliaj. Duke theksuar Memaliajn që Partia Socialiste në 2023 humbi bashkinë e Memaliajt, por fitoi këshillin bashkiak, pra u rikthye në rezultatet historike edhe në bashkinë e Memaliajt. Nuk është surprizë rezultati në Tepelenë, dhe Përmeti aktualisht po mbyll kutitë e fundit, dhe mund të vijë me rezultatin më të lartë se bashkitë e tjera. ” theksoi Kumbaro
Gjatë fjalës së saj, ministrja e Kulturës u ndal edhe tek rezultati triumfues në zgjedhjet e 11 majit në të cilin sipas saj ka ardhur si pasojë e besimit të njerëzve për shkak të premtimeve të mbajtura dhe sidomos projektet e infrastrukturës nga aeroporti i Gjirokastrës deri tek ura lidhëse me juglindjen dhe jugperëndimin e Shqipërisë.
Kumbaro shtoi se Partia Socialiste është e kënaqur nga marrëdhënia me shtetin fqinj dhe argumenti për intergrimin sot merr akoma edhe më shumë kuptim dhe se pjesmarrja e votuesve të diaporës kryesisht nga Athina ishin rreth 6000 mijë.
“Unë besoj se ne kishim besimin e njerëzve për shkak të premtimeve të mbajtura dhe sidomos projektet e infrastrukturës nga aeroporti i Gjirokastrës dhe ura lidhëse me juglindjen dhe jugperëndimin e Shqipërisë. Gjithashtu edhe rritja ekonomike rritjes së turizmit. Kjo është një nga elementët më të bukur dhe kemi shumë marrëdhënie me shtetin fqinj dhe argumenti për integrimin merr akoma edhe më shumë kuptim.Ne jemi edhe të kënaqur edhe nga pjesëmarrja nga diaspora dhe rreth 6000 mijë janë nga Greqia.Jemi shumë të kënaqur”.përfundoi ajo
(BalkanWeb)
