Qeveria amerikane po heq përkohësisht disa sanksione mbi naftën iraniane , duke lejuar shitjen e naftës iraniane që ka mbetur në det. Ky veprim synon të lehtësojë presionin mbi tregun global të energjisë dhe të ulë çmimet e naftës.

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Besant, tha se heqja e përkohshme e sanksioneve zgjat 30 ditë, vetëm për naftën iraniane që ndodhet tashmë në anije. Ai shpjegoi se ky veprim lejon shitjen e naftës që ishte “bllokuar” për shkak të barrierave të transportit detar.

“Duke hapur përkohësisht këtë furnizim ekzistues për botën, SHBA-të do të sjellin shpejt afërsisht 140 milionë fuçi naftë në tregjet globale, duke zgjeruar furnizimin global me energji dhe duke ndihmuar në lehtësimin e presioneve të përkohshme të furnizimit për shkak të Iranit”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb