Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, do të kryejë takime publike të rregullta me qytetarët, në kuadër të rritjes së transparencës institucionale dhe forcimit të komunikimit të drejtpërdrejtë me publikun.
Këto takime do të mbahen çdo të martë dhe çdo të enjte, në ambientet e Inspektorati i Përgjithshëm, nga ora 09:00 deri në 11:00.
Gjatë këtyre takimeve, qytetarët do të kenë mundësi të paraqesin shqetësimet, ankesat apo sugjerimet e tyre që lidhen me veprimtarinë e inspektorateve dhe me funksionimin e sistemit të inspektimeve në vend.
Kjo nismë synon të forcojë dialogun institucional me qytetarët dhe të garantojë një administratë më të hapur, më të përgjegjshme dhe më pranë publikut.
View this post on Instagram
