Anila Ahmataj, e cila merr pjesë në “Deputeti që duam” të PS-së, tha se synon që të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Vlorës.

Ahmataj, e ftuar në Programin e drekës në News 24 tha se politika duhet që të jetë shërbim ndaj njerëzve dhe jo një sundim. Ajo shtoi se është e vërtetë përpara njerëzve dhe se mentaliteti politik në vend duhet të ndryshojë.

Anila Ahmataj: Politika nuk duhet të jetë sundim, por shërbim. Unë si aspirante që të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputete në qarkun Vlorë, dua të shikoj pjesëmarrjen e rinisë në politikë. Unë dua një betejë në fushë dhe jo fitore në tavolinë.

Rëndësi ka që unë të jem në fushë dhe të shikoj se ku jam. Ky vend ka nevojë për një politikë ndryshe. Unë e konsideroj si zgjedhjen më të mirë timen. Unë dua të jem e vërtetë përpara njerëzve. Të rinjtë sot veprojnë si të vjetrit dhe kjo duhet të ndryshojë.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb