Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë Rama, ndërsa theksoi se me urdhër të KAS, Alibeaj ka marrë emrin dhe vulën e PD.

E ftuar në emisionin ‘Open’ në Neës24 Topalli tha se ka përplasje mes Gjykatës dhe KAS.

“Edhe diskutimi këtu tregon absurdin në të cilin institucionet shqiptare kanë çuar poluralizmin, nën presionin e pushtetit, Gjykata thotë se; kryetar është Luli, Luli ka dhënë dorëheqjen para 1 vit. KAS thotë; kryetar është Alibeaj. Se ku e bazon, se dimë! E vërteta është se kemi 3 dekada që jetojmë në pluralizëm ne e dimë se kryetar është ai që ka shumicën e votave të kryesisë.

Është e njohur botërisht që ka pasur një Kuvend sa gjysma e stadiumit që ka votuar për një statut. Ka pasur një Kuvend që ka shkarkuar Bashën dhe Alibeajn, dhe një Kuvend që ka zgjedhur një Këshill. Po ashtu ka pasur një referendum që ri konfirmuar vendimin e Kuvendit, që ka zgjedhur Sali Berishën. Sytë në ballë i kemi. Kemi qenë këtu në Shqipëri dhe kemi jetuar zhvillimet politike. Ai merr emrin pasi urdhëroi KAS, merr logon dhe vulën se urdhëron pushteti. E keni parë ju Alibeajn të ketë bërë një takim me këshillin apo të ketë marrë një vendim?! Dini ju gjë si është zgjedhur nënkryetar i komanduar? Ky është presioni dhe dhuna… shkon KAS dhe merr gjithë kompetencat. Ka marrë edhe kompetencat e Parlamentit. E kuptoni në çfarë rreziku jemi? S’ka rëndësi se çfarë shkruan kodi zgjedhor. Kjo është e frikshme. Ka frikë se po merr pjesë në zgjedhje një opozitë e fortë, ndryshe siç ishte këto 8 vite.”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb