Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje demokratëve që këtë javë të shtojnë përpjekjet për të ftuar sa më shumë qytetarë në protestën e 24 janarit, që ai e cilësoi kryengritje paqësore.

Berisha tha se shqiptarët po presin 24 janarin si ditën e tyre, si të vërtetën e madhe.

“Secili nga ne këtë javë të bëjë gjithcka, të mos i mungojë Shqipërisë dhe lirisë më 24 janar, të mos i mungojë dinjitetit njerëzor më 24 janar. Mbarë bota po pret fjalën tonë, zërin tonë, guximin tonë, veprimin tonë.

Ta bëjmë natën ditë këtë javë, të trokasim në cdo votër dhe në cdo derë, në cdo zemër në Tiranë e kudo, sheshet dhe rrugët e kryeqytetit të shndërrohen në triumfin e opozitës”, tha Berisha.

Sali Berisha: Ka tejkaluar çdo lloj norme, cdo lloj morali, cdo lloj sjellje, shqiptarët po presin me padurim revoltën, kryengritjen paqësore, përballjen dhëmb për dhëmb me këtë regjim, fitoren e opozitës.

Shqiptarët po presin 24 janarin si ditën e tyre, si të vërtetën e madhe. Secili nga ne këtë javë të bëjë gjithcka, të mos i mungojë Shqipërisë dhe lirisë më 24 janar, të mos i mungojë dinjitetit njerëzor më 24 janar. Mbarë bota po pret fjalën tonë, zërin tonë, guximin tonë, veprimin tonë.

Edi Rama është një narko-diktator i cili vjedh shqiptarët nga mëngjesi gjer në darkë.

Qeveritarët e tij janë shushunja të vërteta që depozitojnë pasuri përrallore nga taksat e qytetarëve dhe pasuritë publike.

Është jetike, është vendimtare t’i përmbysim këta kriminelë dhe t’i çojmë përpara ligjit.

Shqipëria nuk do ketë kurrë Kushtetutë dhe ligj pa triumfin e opozitës, pa triumfin e qytetarëve, pa kryengritjen paqësore të shqiptarëve.

Le ta bëjmë ne natën ditë këtë javë, të trokasim në çdo votër, në çdo derë, në çdo zemër në Tiranë dhe kudo.

Sheshet dhe rrugët e kryeqytetit të shndërrohen në tmerrin e regjimit, në triumfin e lirisë, në triumfin e qytetarëve.

Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb