Një qytetar nga Dibra i është drejtuar protestuesve me një thirrje të fortë për mobilizim qytetar dhe pjesëmarrje në protestat në Tiranë.

Ai u bëri thirrje banorëve të zonës së tij që të udhëtojnë drejt kryeqytetit dhe të bashkohen me protestat.

Në fjalën e tij ai iu drejtua edhe të rinjve, duke kërkuar që të mos e humbin vrullin e protestës dhe të vazhdojnë pjesëmarrjen aktive.

“Unë vij nga Dibra. Ju lumtë dhe kështu të vijoni gjithmonë sepse vetëm kështu mund të rrëzohet qeveria e korruptuar. Thirrje banorëve të zonës sime, të vijnë në Tiranë. Lërini kafeve. Thirrje rinisë të mos e shuajë vrullin që ka. Rroftë Shqipëria”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb