Kryeministri Edi Rama është pjesë e Konferencës së VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, një tryezë e përbashkët mes autoriteteve publike, partnerëve europianë, shoqërisë civile dhe organizatave të medias.

Rama ka vlerësuar progresin e bërë nga vendi ynë, ku tha se Shqipëria ka një arkitekturë të qëndrueshme sa i përket transparencës.

“Dua ta nis duke thënë që i kemi ndarë rolet, roli i një pjese këtu është ta shohin gotën gjysmë bosh, tjetri ku bëj pjesë edhe unë është ta shohim gotën gjysmë plot.
Dua të sjell në vëmendje jo opinionin e qeverisë, por të një autoriteti të pa kontestueshëm nga kapacitet, SIGMA. Në vlerësimin e SIGMA-ës, që gjykon perfomancën e institucioneve shqiptare me objektivitet të lartë, Shqipëria ka një arkitekturë të qëndrueshme sa i përket transparencës me vlerësim mbi 8 nga 10. Por nuk jam këtu për të debatuar dhe kundërshtuar ato që u thanë më parë. Ka plot për të dëgjuar dhe për të marrë në konsideratë prej tyre. Pavarësisht progresit të bërë po të shohim më lart, jemi poshtë.

Po të shohim sa poshtë ishim nga ana tjetër jemi shumë më lart. Por kjo e dyta është një burim motivimi për ne që duam të ngremë vendin më lart, e jo argument për ju të gotës gjysmë bosh që e doni vendin më lart sot dhe jo nesër”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb