Thirrje kundër qeverisë dhe apel ndaj institucioneve të drejtësisë janë dëgjuar gjatë protestës së 23-të qytetare, ku pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime të thella politike në vend.

Një prej protestuesve u shpreh se protesta nuk përfaqëson asnjë forcë politike, por është një reagim qytetar në mbrojtje të interesave kombëtare.

Sipas protestuesit, vendi ndodhet në një moment të rëndësishëm, ku qytetarët duhet të reagojnë ndaj asaj që ai e cilësoi si një sistem të korruptuar. Gjatë fjalës së tij, protestuesi iu drejtua edhe Prokurorisë së Posaçme, duke i kërkuar të hetojë kryeministrin Rama dhe personat rreth tij.

“Këtu nuk ka parti politike, jemi këtu për kombin. Rroftë shqiptaria dhe Shqipëria.
Ka momente në historinë e një kombi kur indiferenca është arma e atyre që e duan kombin të dorëzuar por ky nuk është ai moment sepse të gjithë shqiptarët janë bashkë kundër sistemit të korruptuar.
Kur qytetarët humbin besimin te institucionet është detyrë e çdo qytetari të kërkojë llogari. Ju lutem SPAK bëni detyrën tuaj dhe hetoni kryeministrin dhe ata rreth tij.
Nëse duam që Shqipëria të hyjë në Europë duhet të shporrim këta që po na mbajnë peng të ardhmen.
Rama ti je askushi nuk je kryeministër, mos na acaro jep dorëheqjen! “, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb