Deputetja e Partisë Demokratike, njëherazi Kryetare e komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku reagoi sot për rritjen e çmimeve të karburanteve.

Sipas Tabakut, çmimi i karburantit është ndër më të lartët në rajon dhe se barra e taksave përbën një pjesë të konsiderueshme të çmimit që paguajnë qytetarët në pikën e shitjes.

Ajo shtoi se problematika nuk lidhet vetëm me taksimin, por edhe me mënyrën se si funksionon tregu i karburanteve.

“Çmimi i karburantit vazhdon të rritet çdo ditë. Po pse vjen kjo rritje? Për shkak të peshës me të cilën taksohet çmimi i karburantit. Ne kemi garanci se çmimi i litrit të naftës apo benzinës, sipas energjisë taksuese, është 27% taksë mbi çmimin, 60% taksat në çmim, 13% duhet çmimi i karburantit në Shqipëri nga më të lartët në rajon, po edhe kur krahasohet me vendet europiane. Po s’duhet të harrojmë që pagat tona janë pesë herë më të ulëta.

“Qartësia e dytë lidhet me tregun: me monopolin, me faktin që tre biznese zotërojnë të gjitha hallkat e zinxhirit, ndërkohë që s’ka as konkurrencë, as mundësi aksesi, sepse nuk ka bërë punën e saj pothuajse asnjë autoritet. Një produkt i cili i detyron qytetarët shqiptarë që të fikun makinat e të ecin në këmbë, siç po bëjnë qytetarët në Maqedoninë e Veriut apo në Kosovë”, tha ajo.

Tabaku e cilësoi situatën si një barrë të rëndë për familjet shqiptare, duke theksuar se çmimet e larta të karburantit ndikojnë drejtpërdrejt në ekonominë e qytetarëve dhe në koston e jetesës.

“Kjo është për shkak se ky sistem që ne shohim, ky sistem i pakicës që është krijuar për të pasuruar pak njerëz, po vjedh qytetarët, po vjedh prindërit, po vjedh qytetarët shqiptarë me çmimet më të larta të karburantit. Ky sistem pakice po rrëzon ekonominë, po kap çdo sektor dhe ky sistem pakice është arsyeja pse qytetarët duhet të protestojnë. Për shkak të çmimit”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb