Deputetja e Pd dhe kryetarja e Komisionit të C1ështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka qenë e ftuar në takimin e organizuar nga SCIDEV në lidhje me Forcimi e Sigurisë së Gazetarëve dhe Lirisë së Medias. Një aktivitet ku të pranishëm ishin dhe funksionarë të qeverisë dhe që u moderua nga ish ministrja e Sipërmarrjes në Kosovë, zonja Mimoza Kusari-Lila.

Kryetarja e Komisionit të Cështjeve Europiane evidentoi në takim problematikat e raporteve të ndryshme të shfaqura nga progresraporti i BE dhe raportet e tjera ndërkombëtare si Freedom House. Më pas ajo shtjelloi punën që duhet të bëjë kuvendi për të mos lejuar rrëshkitjen e Shqipërisë në një demokraci joliberale.

Ajo vuri në dukje se detyra e kuvendit nuk është noterizimi i vendimeve dhe kërkesave të qeverisë por kërkesa e llogarisë. Nëse një kuvend nuk bën këtë detyrë, sipas deputetes së PD Tabaku, ne nuk mund të kemi një rritje të Lirisë së Medias.

Ajo solli si shembull sulmet që gazetarja Ola Xama pësoi pasi shkroi një investigim mbi kryebashkiakun Veliaj dhe lidhjen e tij me inceneratorët. “Në të vërtetë detyra e kuvendit dhe mbi të gjitha e opozitës në atë sallë parlamentare është të mbrojmë median nga sistemi i korruptuar dhe që ka sponsorizuar një kulturë korruptive që sulmon të vërtetën kur ajo del nga media.” U shpreh Tabaku

Postimi i plotë:

Liria e Medias është një nga shtyllat më të rëndësishme të një demokracie institucionale dhe funksionale. Progresraportet e ndryshme dhe ndër vite shoqëruar me raportet e tjera ndërkombëtare, kanë dëshmuar një degradim të trishtë të lirisë së medias.

Parlamenti, nga ana tjetër, përpos se ka mbetur një noter i asaj që njihet si “shtet i kapur” duhet të angazhohet në betejën për të kërkuar llogari dhe për të ndryshuar legjislacionin për të mbrojtur median dhe lirinë e saj.

KKIE ka ndërmarrë disa hapa në shërbim të kësaj qasje për të kërkuar llogari dhe informacion ndaj qeverisë teksa dëgjojmë kryetarin e Bashkisë Tiranë që sulmon drejtëpërdrejtë gazetaren investigative Ola Xama apo gazetarë të tjerë për shkrimet dhe qendrimet e tyre.

Në të vërtetë detyra e kuvendit dhe mbi të gjitha e opozitës në atë sallë parlamentare është të mbrojmë median nga sistemi i korruptuar dhe që ka sponsorizuar një kulturë korruptive që sulmon të vërtetën kur ajo del nga media.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: