Në mbledhjen e sotme në Komisionin Hetimor , kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku ka pyetur Engjëll Agaçin nëse ka pasur dijeni për shkeljet në koncensionin për inceneratorin e Elbasanit.
Tabaku gjatë fjalës së saj tha se qeveria shqiptare ka qenë në dije për shkeljet e rënda që janë kryer. Nga ana e tij Agaçi tha se nuk mund të japë asnjë përgjigje pa parë aktin për të cilët diskutohet.
Pjesë nga diskutimi:
Tabaku: A ka pasur kërkesë nga kryeministri për inspektim?
Agaçi: Unë sot jam në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm , këtu jam për të gjithë aktivitetin personal brenda tagrit ligjor që më jep ligji.
Tabaku: Nëse nuk përgjigjeni dot për kryeministrin, ju a e keni kërkuar diçka të tillë?
Agaci: Kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm janë të qarta.
Tabaku: Sipas udhëzimit të ministrit, thuhet që inspektimi financiar fillon pasi bazohen në dyshime të keqmenaxhimin. Bazuar mbi ekzistencën e dyshimit për elementë të keqmenaxhimit, vendos që do duhet të fillojë inspektimi për shoqërinë albteg, për degën e thesarit Tiranë, për drejtorinë e koncesioneve në MF dhe ministrinë e Ekonomisë…Ky vendim për inspektim financiar i ministrit të financave , na bënë të mendojmë që ministri dhe kryeministri e kanë ditur me kohë që kontrata koncesionare e Elbasanit ka pasur këto vepra, ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm për keqmenaxhim financiar. A ka pasur sekretari dijeni për këtë vendim, a ka pasur dijeni kryeministri që ka filluar një inspektim financiar për këtë kontratë koncesionare. Ne jemi njoftuar se Qeveria paska qenë në dijeni për korrupsion të nivelit të lartë. Ne marrim vesh që qeveria shqiptare ka pasur dijeni për këto vepra , pra ne kuptojmë se qeveria e dinte një vite e gjysmë më parë se çfarë ka ndodhur me kontratën e Elbasanit.
Felaj: Ministrat sipas Kushtetutës nxjerrin urdhra dhe udhëzime dhe jo vendime. Akti t’i vihet Agaçit në dispozicion Ne në këtë Komision jemi po aq të interesuar sa ju.
Tabaku: Kisha dijeni për këtë inspektim financiar dhe qeveria shqiptare nuk ma ka paraqitur. Unë e di çfarë shkeljesh ka në këtë raport. Pyetja është a jeni ju në dijeni?
Agaçi: Po flisni për një dokument që nuk e njoh dhe nuk e disponoj. Në momentin që do ta lexoj aktin për të cilin ju referoheni do të përgjigjem…
Tabaku: A keni dijeni që ka nisur një inspektim i tillë financiar?
Agaci: Kur të shoh aktin do të jap edhe përgjigje për shkresën që ju referoheni. Besoj është e qartë se cilat janë funksionet e sekretarit të përgjithshëm. Në shtetin shqiptar ndodhin me mijëra procedura, kjo nuk do të thotë se sekretari i përgjithshëm duhet të dijë gjithçka…
Tabaku: Për një vit e gjysmë kemi dëgjuar se askush nuk kishte dijeni për shkeljet e rënda na inceneratorin e Elbasanit.
(BalkanWeb)
