Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka takuar presidentin e Parlanetit Europian në Bruksel, Manfred Weber.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se Weber ka shfaqur publikut vizionin e tij për një Europë të bashkuar duke mbrojtur integrimin e Ballkanit Perëndimor.

“Manfred Weber ka udhëhequr EPP dhe grupin e saj parlamentar në politikat e zgjerimit të BE përmes diskutimeve dhe rezolutave të mbajtura në Parlamentin Europian. Një konservator i vërtetë që vizionin e tij për një Europë më të madhe e të bashkuar e ka shfaqur publikisht duke mbrojtur integrimin e Ballkanit Perëndimor. E lumtur që pas pak do të flas në një panel të posaçëm ne Konferencën e EPP Group in the European Parliament duke iu bashkuar presidentit Weber dhe personaliteteve të tjerë!” shprehet Tabaku.

FJALA E JORIDA TABAKUT:

Faleminderit për mundësinë e mirë që më keni dhënë për të ndarë disa refleksione me ju, kolegë të rajonit dhe mbi të gjitha anëtarë të EPP dhe deputetë të Parlamentit Europian.

Teksa rikujtoj me veten, herën e parë kur nisa të flisja dhe të punoja për çështjen e Integrimit Europian, mbaj mend dikë më të re dhe më të motivuar dhe Shqipëria gjithashtu ishte në një fazë tjetër shumë pranë nisjes së negociatave. Tanimë 14 vite më vonë Shqipëria është në fazën e nisjes së negociatave, megjithëse dy gjëra qartësisht kanë ndryshuar; unë nuk jam më po aq e re ndërsa progres raportet janë bërë edhe më të gjatë.

Kjo mbase për t’iu dëftuar se praktikisht ne jemi njësoj ku kemi qenë 10 vite më parë!

E drejtë. Në këto vite shumë prej jush më janë afruar dhe më kanë treguar se sa e veçantë dhe e bukur është Shqipëria.

Edhe kjo veçanti dhe unikalitet që ka Shqipëria është diçka e vërtetë. Po aq e vërtetë sa edhe fakti që ajo ende nuk po mundet t’i bashkohet Europës. Ndonëse mes sfidave tona, të cilat janë po aq të ngjashme sa edhe të veçanta sa pjesa tjetër, kam besimin e palëkundur se rruga dhe trajektoria e ndryshimit për të gjithë vendet tona ndodhet në Integrimin Europian – një udhëtim që nuk është aspak diçka e lehtë për t’u bërë.

Nëse këto negociata do të kishin nisur pak më herët, mbase ne mund të kishim tejkaluar kompleksitetin e një korrupsioni galopant, problemin e zgjedhjeve dhe probleme të qarta me demokracinë.

Për një kohë të gjatë vendet tona dhe fatkeqësisht edhe Shqipëria, nuk kanë mundur të shkëlqejnë në atë drejtorinë e punëve të kryera me detyrimet karshi BE.

Mbase, kjo ka qenë arsyeja që na ka kthyer ne si ato personat që kanë porositur një pizza dhe më pas kanë zbuluar diçka tjetër për tjetër- diçka që ka qenë zhgënjyese për të dyja palët. Kjo mungesë progresi na ka çuar pashmangshmërisht në një mungesën e shpresës, demotivimit dhe që për fatin e keq ka eksportuar, ndonëse pa dëshirë, sfidën e emigracionit.

E kam të qartë dhe jam e bindur që emigrimi ndodh për një sërë arsyesh, por ne kemi dështuar të përdorim procesin e integrimit Europian si një mënyrë për të ndryshuar jetët. Mungesa e meritokracisë, korrupsioni dhe me një klasë politike të ngecur në një ndryshim gjenerate e të ankoruar në gerentokraci kanë prodhuar një përpjekje të dështuar për të hapur negociatat në këto dhjetë vitet e fundit.

Mbase, duke pasur këtë parasysh dhe duke ndryshuar gjendjen nga një e shkuar e afërt Komisioni vendosi që të ndryshojë strategjinë. Në vend që të na jepte ne çfarë kërkonim ndërsa ne tundnim zinxhirët pllaka u kthye nga ana tjetër “Ju bëni reformat, ne do t’i financojmë ato!” u shpreh Presidentja e Komisionit Europian teksa BE ofronte një mbështetje financiare për vendet e rajonit.

Ne duhet ta kuptojmë që integrimi përpara anëtarësisë është mbi gjithçka një Reformë që do të ndihmojë qytetarët tanë. Një Reformë që ka munguar prej kohësh tanimë. Pasi këto reforma do të mund të vendosin qytetarët në qendër duke përforcuar standardet e BE dhe normat e një shteti demokratik pa pasur parasysh datën e anëtarësimit!

Që të ndodhë kjo ne duhet të jemi pjesë e “gjithë përfshirjes”. Kjo e fundit nuk është thjesht një frazë e gjetur dhe që tingëllon; por është thelbi i gjësë. Gjithëpërfshirja është të kryerit të reformave, përfshirja e atyre që kanë në dorë aksionet e demokracisë; qytetarëve, shoqërisë civile, mediave dhe kështu me radhë!

Partitë Popullorë Europiane e kanë dëshmuar dhe siguruar se do të përfshijnë këdo në proces pasi në fakt në besimin e kësaj force politike nuk është elita por vetë qytetarët. Pasi në zemër të kësaj force politike janë njerëzit; ata që punojnë janë po aq përfitues të politikave që duan të ndërtojnë një union më të madh dhe të fortë.

Jo rastësisht në rajonin tonë EPP konsiderohet si mbështetësja më e madhe e zgjerimit, duke e rishpikur veten e saj përpara sfidave të reja që po përballemi. Zgjerimi i BE ka qenë një nga sfidat dhe kjo forcë politike ka luajtur një rol të rëndësishëm në projektin e Bashkimit Europian.

Si një anëtar i opozitës në Parlamentin e Shqipërisë, kam ndjekur nga afër angazhimin e EPP dhe përfshirjen e saj në debate dhe rezoluta. Komisioni i Jashtëm dhe anëtarët e saj kanë qenë aktiv në këtë proces përfshirë edhe angazhimin personal të Presidentit Ëeber.

Angazhime që në situatën aktuale gjeo-strategjike do të ishin jo vetëm një aspiratë e drejtë por një imperativ për rritjen e sigurisë.

Rajoni jonë nuk ka asnjë alternativë tjetër përpos përfshirjes në Europë. Ndërsa ne angazhohemi në këtë bisedë, personalisht besoj se fjalët e Presidentit Ëeber që ai ndau disa kohë më parë ende rezonojnë edhe sot: Konservatorizmi Europian, i ka rrënjët e thella në vlerat e kristian-demokratëve, edhe këto vlera thërrasin për një Europë të bashkuar dhe me vetëbesim.

Dhe ne i kemi parë këto vlera kyçe dhe standarte të aplikuara në politikat e fundit që janë zbatuar nga komisionerët që vijnë nga EPP ku Ballkani Perëndimor ka qenë përfitues. Shembulli Erasmus+ që sot është një nga dyert e BE në rajonin tonë përmes bursave, eksperiencës dhe dijes që i ofron miliona studentëve nga Ballkani Perëndimor. Një hap i vogël për këtë program por një hap tejet i madh për vendet tona.

Gjithsesi, propozimet e fundit Franko-Gjermane ngrenë disa pikëpyetje. A është realisht Europa e gatshme për zgjerim? A janë institucionet e BE të gatshme për të përmbushur sfidat? A duhet të kemi ndryshim në sistemin e votimit dhe a duhet të votojnë të gjithë vendet për zgjerimin e BE apo mjafton një mazhorancë e kualifikuar?

Përgjigja e këtyre është tek Konservatorizmi Europian që në fakt përqafon filozofinë që shkrirjes më shumë se sa izolimit të parimeve. Përmes projekteve si ekonomia sociale, përgjegjësia ekologjike dhe edukimi bazuar në talent, kjo forcë ka ndërtuar rrugëtimin që kombinon kultura dhe botë të ndryshme. Një qasje tejet interesante që mund të përdoret nga BE për të integruar vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të lehtësojë problemet e tyre.

Por, nuk duhet harruar që diskutimi mbi reformat shtrihet jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por edhe në institucionet e BE. Ndaj unë mendoj realisht që EPP në krye të BE do të mund ta drejtojë atë përmes moralit dhe jo moralizmave kur vjen fjala për çështjen e integrimit.

Të mos harrojmë se zgjerimi BE nuk është më një pjesë e nevojës gjeopolitike, por mbi të gjitha një parakusht që vjen si pasojë e një vullneti politik të familjes më të madhe politike të BE që është një nga themelueset e saj!

Zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor është një pjesë esenciale të një Europe më të sigurte dhe padyshim më Konservatore. Të një Europe që ndan parimet e konservatore Europiane që mbahen edhe nga EPP.

Nuk ka asnjë alternativë veç anëtarësimit në BE – gjithsesi përtej kësaj anëtarësimi duhet të arrihet.

Ndaj kërkoj një ndryshim real në Shqipëri përpara anëtarësimit, teksa besoj se ndryshimi është esencial dhe ajo çfarë Europa dhe vendet tona kanë nevojë tani për tani.

Substanca vjen gjithmonë përpara formës. Ndryshimet duhet të vijnë përpara integrimit. Në Shqipëri, ndryshimi duhet të jetë substancial.

Ndaj pres që EPP të na ndihmojë në këtë rrugë për ndryshim duke na udhëhequr bindshëm në fitoren e zgjedhjeve të radhës në Bashkimin Europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: