TIRANE- “Mua mund të më ndodh që të bëjë burg me ata që kam arrestuar vet”. Kështu deklaroi sot ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ndaj të cilit pritet që të vendoset nëse do t’i hiqet imuniteti duke iu lënë rrugë arrestimit të tij, për përfshirje në trafik droge.

Tahiri, i ftuar në ‘Opinion’ pohoi se ky ishte filmi që ai priste ta shihte një ditë, ndërsa theksoi me ironi se mund t’i qëllonte që të ishte në një qeli me ata që ai dikur arrestoi gjatë detyrës si ministër.

“Ky është filmi që prisja ta shihja një ditë. Që i gjithë llumi të më vinte në bark. Mua mund të më ndodh që të bëjë burg me ata që kam arrestuar vet. Unë po them, është kollaj për një politikan sot që të përfitojë nga një aleancë për të qenë i paprekshëm, dhe nuk është kollaj ajo që kam bërë me veten. Kam luftuar për ditë për të punuar. Nuk kam zgjedhur që të ruaj miqësinë me dikë. Me aq sa kam mundur kam punuar. E di që ju intrigon shumë nëse mund të kem shumë informacione.”, tha Tahiri.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: