Tajfuni Kalmaegi dhe shirat e përmbytjet që pasuan kanë shkaktuar dëme me vlerë më shumë se 7.8 trilionë dongë vietnamezë (rreth 296.5 milionë dollarë amerikanë) në Vietnam, raportoi të dielën Agjencia e Lajmeve Vietnameze, duke cituar Autoritetin e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Digave të Vietnamit.
Provinca qendrore e Gia Lai pësoi humbjet më të rënda, me dëme që tejkalonin 5.2 trilionë dongë vietnamezë (rreth 197.6 milionë dollarë), thuhet në raport.
Deri në orën 5 të pasdites të së dielës, tajfuni shkaktoi dëmtime në 179 anije. Më shumë se 2,300 shtëpi u shembën dhe rreth 57,500 të tjera u dëmtuan.
Sipas autoritetit , u prekën gjithsej 54,285 kafaze për kultivimin e peshkut, ndërsa 153 krerë bagëti dhe 4,553 shpendë u raportuan të ngordhura ose të rrëmbyera nga uji.
