Tailanda planifikon të integrojë kriptomonedhën në ekonominë reale të vendit duke u mundësuar turistëve të lidhin asetet dixhitale me kartat e tyre të kreditit për të bërë blerje.
Kjo iniciativë u njoftua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave i Tajlandës, Pichet Chunhawan .
Ministria e Financave po studion modele globale që lejojnë lidhjen e kriptovalutave me kartat e pagesës.
“Në disa vende jashtë vendit, kriptomonedha mund të përdoret tashmë për blerje duke e lidhur atë me kartat e kreditit. Kur bëhet një blerje, shitësi merr pagesën në monedhën vendase, shpesh pa e kuptuar fare që është përdorur kriptomonedhë. Kjo qasje mund të përshtatet menjëherë për Tajlandën”, tha Pichet Chunhawan.
Qeveria planifikon të ndryshojë ligjet për të lidhur pa probleme tregun e kapitalit me tregun e aseteve dixhitale, i cili aktualisht rregullohet sipas kornizave të veçanta ligjore. Negociatat me Bankën e Tajlandës kanë filluar tashmë.
Sipas Ministrisë së Turizmit, 13.4 milionë turistë të huaj kanë vizituar Tajlandën që nga fillimi i vitit, gati 2% më pak se gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Numri më i madh i vizitorëve erdhi nga Kina – 1.8 milionë. Malajzia renditet e dyta (1.7 milionë), e ndjekur nga Rusia (932,000), India (880,000) dhe Koreja e Jugut (637,000).
(A.A/BalkanWeb)
