Tajlanda nisi sulme ajrore kundër Kamboxhias.
Ushtria e njoftoi këtë, ndërsa përleshjet vazhdojnë në kufi.
Tailanda ka filluar “të përdorë avionë për të goditur objektiva ushtarake në disa zona” për të shuar sulmet e ushtrisë kamboxhiane. Ky fakt u pohua në një deklaratë nga zëdhënësi ushtarak Winthai Suvaree.
