Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi Tajvanin të mërkurën, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).
Tërmeti me epiqendër në një thellësi prej 10 kilometrash (6.2 milje) u shënua në orën 17:47 sipas orës lokale.
Administrata Qendrore e Motit lokale e regjistroi tërmetin me magnitudë 6,1 ballë në Qarkun Taitung në juglindje të Tajvanit, sipas faqes së lajmeve Focus Taiwan.
Ndërkohë, nuk ka pasur raportime të menjëhershme për dëme.
