Tajvani filloi të mërkurën stërvitjen vjetore 10-ditore të njohur si “Han Guang”, me synimin për të përforcuar mbrojtjen kundër kërcënimeve në rritje nga Kina. Këtë vit, ushtrimet zhvillohen në një kontekst të tensionuar rajonal dhe përfshijnë përdorimin e pajisjeve të reja ushtarake, duke filluar nga tanket deri te dronët.

Faza e parë e stërvitjes simulohet si reagim ndaj provokimeve të Rojës Bregdetare Kineze dhe anijeve të milicisë detare, të cilat kanë sulmuar anije tajvaneze. Ushtrimet përqendrohen te mbrojtja e porteve dhe pikave të mundshme të zbarkimit në rast të një pushtimi të mundshëm nga Kina, që ndodhet rreth 160 kilometra larg.

Stërvitjet do të zhvillohen pa ndërprerje në kushte të ngjashme me ato reale, duke marrë parasysh një gamë të gjerë skenarësh të konfliktit. Ato mbahen në një kohë kur tensionet me Kinën janë shtuar, ndërsa Pekini vazhdon të këmbëngulë se Tajvani është pjesë e territorit të tij dhe nuk përjashton përdorimin e forcës për ta aneksuar. Por, shumica e popullsisë së Tajvanit mbështet ruajtjen ose forcimin e pavarësisë së vendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: