Emisioni Investigativ ‘Tak Fak’, solli këtë të hënë një denoncim të çuditshëm që ka mbërritur në redaksi nga qytetari Petraq Karpuzi, nga Bilishti i cili ndërsa priste që në banesë t’i vinte celulari nga Gjermania që i kishte dhuruar nusja e djalit, në banesë i erdhi kutia bosh.

Nusja e tij, Katerina ka treguar në një komunikim të drejtpërdrejtë nga Gjermania për ‘Tak Fak’ versionin e saj, duke shpjeguar se telefoni i dërguar ishte një iPhone 16 Pro Max, me një vlerë të konsiderueshme prej 1450 eurosh.

“E kam blerë në dhjetor këtu në Gjermani dhe e kam çuar në Shqipëri me DHL. Te DHL-ja e kanë parë çfarë kishte pakoja brenda. Thjesht e kam paketuar unë. E kanë ngjiur pullën mbi pako. Atyre u thashë që dua ta dërgoj me postë të shpejtë”, tregoi ajo.

Pas denoncimit të rastit nga vjehrri i saj, i cili kërkoi të hapeshin kamerat e postës në Bilisht, por pa sukses, ajo tregoi se iu drejtua autoriteteve gjermane.

“Policia këtu ka hapur kamerat dhe nuk është vjedhur këtu. Kam dhe dokumentat që nuk e kanë vjedhur këtu”, tha Katerina, ndërsa shprehu dyshimin e saj për postën në Shqipëri.

“Unë dyshoj te posta shqiptare”, përfundoi ajo.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb