Policia bën me dije se ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për pronarin e një qendre masazhesh dhe një 37-vjeçare, ndërsa është shpallur në kërkim një 28-vjeçare.

Bëhet fjalë për një rast të denoncuar në emisionin “Tak Fak” në News24, ku janë “kapur mat” vajza të cilat ofrojnë shërbime seksuale në këto qendra masazhesh.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku pas komunikimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. Sh., 35 vjeç, dhe E. C., 37 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim shtetasja M. K., 28 vjeçe, pasi bazuar në pamje filmike të transmetuara në emisionin “Tak-Fak”, në një qendër për masazhe, në pronësi të 35-vjeçarit, ushtronin prostitucion 2 shtetaset. Punohet për kapjen e 28-vjeçares, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”,. njoftojnë blutë.

Bashkëpunëtori i “Tak-Fak” që u infiltrua në qendrën e masazheve, që vetëm emrin e kanë të tillë, pasi aty realisht ofrohet edhe seks, gjatë bisedës me vajzën që i ofron një shërbim të tillë, zbulon orarin e zgjatur që rri, klientelën dhe shumë detaje që lidhen me këtë veprimtari.

Nga biseda mësohet se një nga vajzat që ofron shërbime seksuale, mund të fitojë deri 300-400 mijë lekë, ndërsa e quan veten plakë, edhe pse është 28-29 vjeçe, duke lënë të nënkuptojë se klientët dëshirojnë vajza më të reja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb