Emisioni “Tak-Fak”, pasi ishte në Gjirokastër, Sarandë, Shëngjin e Tale, së fundmi ka zbritur edhe në Divjakë, aty ku turistë vendas dhe të huaj po pushojnë në këto ditë nxehta vere.
Gazetari Ergi Hasani ka bërë një vëzhgim në gjithë zonën, sidomos në vijën bregdetare, nga ushqimi, menaxhimi i mbeturinave, rojet e plazhit, shërbimi i urgjencës dhe problematikave të tjera. Përmes intervistave me pushues dhe pamjeve të përcjella nga kjo zonë, përcjell problematikat që ka plazhi i Divjakës, por edhe të mirat që ka.
Nëpërmjet pamjeve mahnitëse nga laguna, pylli dhe jeta e egër, pasqyrohet potenciali i zonës për turizëm ekologjik. Ndërkohë, theksohen problematika si mungesa e infrastrukturës, ndotja dhe mungesa e vrojtuesve të plazhit.
Zëri i qytetarëve, bizneseve lokale sjell një pasqyrë të qartë të situatës në terren. Një qasje e qëndrueshme ndaj zhvillimit turistik në një zonë të mbrojtur.
(BalkanWeb)
