Sipas mediumit malazez Antena M, ish-emisari amerikan për Ballkanin, Richard Grenell, është takuar fshehurazi me liderin e entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë, Milorad Dodik, në hotelin luksoz “One and Only” në Mal të Zi. Në takim ishte e pranishme edhe një kongresiste republikane nga SHBA.

Takimi nuk është organizuar nga autoritetet malazeze dhe konsiderohet privat dhe jozyrtar. Pjesëmarrja e Dodikut u konfirmua edhe nga të dhënat e aplikacionit të ndjekjes së fluturimeve, që regjistruan kthimin e avionit të qeverisë së Republikës Serbe.

Grenell, që më herët është përfolur për role të larta si sekretar shteti apo shef i CIA-s, aktualisht udhëheq Bordin Drejtues të Qendrës “Kennedy”, një pozicion që megjithatë u shoqërua me largimin e shumë figurave të njohura nga bota kulturore amerikane pas emërimit të tij.

Palët nuk kanë dhënë ende komente zyrtare për përmbajtjen apo rezultatet e takimit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb