Jo vetëm Shqipëria, dy hapa larg Botërorit është edhe Kosova, me “Dardanët” që sfidojnë fillimisht Sllovakinë në transfertë. Gjendja e ekipit është shumë e mirë, ndërsa trajneri Franco Foda beson se ekipi i tij mund të kalojë këtë pengesë:
“Kur nënshkrova kontratën qëllimi ishte për t’u kualifikuar në Evropian, por skuadra ka bërë përparime, sidomos këta muajt e fundit dhe tani jemi afër të arrijmë kualifikimin në Botëror. Jemi përgatitur mirë, jemi përqendruar në pjesën teknike. Jemi të vetëdijshëm se mund të fitojmë përballë çdo rivali, ashtu siç kemi bërë edhe më herët, u shpreh Franko Foda.
Në të njëjtën linjë ishte kapiteni Vedat Murqi i cili është shpresa e madhe e Kosovës në këtë takim, me sulmuesin që po kalon momentin e tij më të mirë në karrierë. Për Muriqin nuk ka rëndësi nëse shënon apo jo, rëndësi ka që ekipi të fitojë, të vijojë këtë ëndërr të madhe:
