Përveç takimeve zyrtare në Kongres, kryetari i PR, njëkohësisht dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu zhvilloi edhe një darkë miqësore me kongresmenin Pat, kongresmenin Ronny Jackson dhe më pas me senatorin Ted Cruz.

Në rrjetin e tij social, Mediu theksoi se senatorët Mike Lee dhe Kevin Cramer mbeten miq të mirë personalisht dhe të Shqipërisë.

Gjatë takimeve u diskutuan problemet e rënda në Shqipëri, shkatërrimi i standardeve dhe institucioneve demokratike, manipulimi i zgjedhjeve, bashkëpunimi i krimit të organizuar me qeverinë dhe pastrimi i parave, shkruan ndër të tjera Mediu.

Reagimi i plotë:

Vec takimeve zyrtare në Kongres Pat ishte kenaqesi te kalonim nje darke miqesore me te dhe Kongresmenin Ronny Jackson dhe me vone me Senatorin Ted Cruz.

Senatori Mike Lee dhe Kevin Cramer ngelen miq të mirë personalisht dhe të Shqipërisë.

Në takime u diskutua për problemet në Shqipëri, shaktërrimin e standarteve dhe Institucioneve demokratike, manipulimim e zgjedhjeve, bashkëpunimin e krimit të organizuar me qeverinë dhe pastrimin e parave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb